Sport

Dëshirë,grintë dhe e gjithë Shkodra në këmbë, Vllaznia bën një kryevepër përballë Siroki Brijeg

15 Korrik 2021, 21:48 Nga DOSJA
Dëshirë,grintë dhe e gjithë Shkodra në këmbë,

SHKODËR-Dëshirë, grintë dhe  nën një atmosferë fantastike në “Loro Boriçi, Vllaznia arrin të bëjë mrekullinë, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg e duke përmbysur humbjen e para një jave. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, kuqeblutë treguan dëshirë e karakter duke realizuar tre gola.

Gurishta krosoi në zonë, aty ku maqedonasi Djurdjevic devijoi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga shtylla pingule e portës.Shpërthen entuziazmi në “Loro Boriçi”, por edhe fishek-zjarret, që provokojnë një ndërprerje të lojës për disa minuta, pasi arbitri thirri skuadrat përkohësisht në dhomat e zhveshjes.

Me rifillimin e ndeshjes, Vllaznia gjeti golin e dytë me Imamin në minutën e 62’. Goli i tretë nuk do të vononte, kur Djurdjevic realizon golin e dytë personal.Vllaznia kompleton mrekullinë shqiptare në turin e parë të Conference League, teksa në të dytin do të luajnë përballë AEL Limassolit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shkoder vllaznia shkoder vllaznia

Sondazh

Poll