Sport

Sot vizitat mjekësore, pasdite nënshkrimi me francezin Oliver Giroud

16 Korrik 2021, 06:04 Nga DOSJA
Sot vizitat mjekësore, pasdite nënshkrimi me francezin Oliver Giroud

ITALI – Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud, më në fund ka zbarkuar në Milano. Në orën 19.00 dje, me një fluturim privat që vinte nga Grenoble, ai u ul në Milan Linate, pastaj menjëherë një udhëtim në qendër të qytetit dhe më pas në hotel.

Këtë mëngjes ekzaminimet mjekësore janë caktuar në klinikën “La Madonnia”, ndërsa pasdite do të bëhet nënshkrimi në “Casa Milan”. Do të jetë një kontratë dy-vjeçar me 3.5 milionë në sezon, me një mundësi për sezonin e ardhshëm. Pas nënshkrimit dhe fotove të zakonshme, sulmuesi francez do të përfundojë periudhën e pushimeve.

Më 26 korrik, Olivier Giroud do të nisë zyrtarisht aventurën e tij kuqezi, si zëvendësues i Ibrahimovic.  Në të vërtetë, sulmuesi dëshiron të luajë si titullar dhe do të bëjë gjithçka për ta vënë në vështirësi Piolin gjatë sezonit. Por ai edhe mund të luajë, duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë fizike të Zlatan pas operacionit të gjurit.

Ndërkohë Milani ka mbyllur marrëveshjen për mbrojtësin e majtë Ballo-Tourè të Monakos, kostoja e operacionit 4.2 milion plus bonus. Negociatat midis Milanit dhe Real Madrid, gjithashtu kanë përfunduar për Brahim Diaz. Mesfushori sulmues spanjol do të qëndrojë me formulën e huasë dy-vjeçare, me të drejtën e shpengimit dhe kundër-shpengimit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kontratë dy-vjeçar me 3.5 milionë më 26 korrik nënshkrimi në “casa milan” olivier giroud sulmuesi i ri i milanit kontratë dy-vjeçar me 3.5 milionë më 26 korrik nënshkrimi në “casa milan” olivier giroud sulmuesi i ri i milanit

Sondazh

Poll