Sport

Presidenti Duka përgëzon Vllazninë, Partizanin dhe Laçin, për kalimin në turin e dytë të UEFA Conference League

16 Korrik 2021, 04:47 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili personalisht ndoqi nga afër ndeshjen Laçi-Podgorica në “Elbasan Arena”, pasi kanë përfunduar të tria sfida e skuadrave shqiptare në garën europiane, nuk i ka kursyer komplimentat për Vllazninë, Partizanit dhe Laçit, të cilat ia arritën të kalonin në turin  dytë të UEFA Conference Leagua.

“Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!

Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.

Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.

Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari,”- ka shkruar presidenti Duka, në faqen e tij personale në “Facebook”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka nuk i ka kursyer komplimentat për vllazninë partizanit dhe laçit armand duka nuk i ka kursyer komplimentat për vllazninë partizanit dhe laçit

Sondazh

Poll