Sport

Milot Rashica bën ‘hapin e madh’, kalon te Norwich City në Premier League

16 Korrik 2021, 05:45 Nga DOSJA
Milot Rashica bën ‘hapin e madh’, kalon te Norwich City në

ANGLI – Klubi i Norwich Cityt, të enjten ka prezantuar blerjen e saj më të re, futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, 24-vjeçarin Milot Rashica. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare dhe do të mbajë të veshur një fanelë me numrin 17 te skuadra angleze.

“Unë jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer që jam këtu. Thjeshtë mezi pres të fillojë. Jam vendosur mirë këtu me familjen time. Gjithçka ishte gati dhe e përgatitur për ne. Unë jam stërvitur me djemtë dhe vërtet po e shijoj këtë moment”,- është shpehur Rashica në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Pasi ka luajtur për tri sezone me Werder Bremen në Bundesligën gjermane, kalimi i Milot Rashicës në radhët e skuadrës angleze të Norwichit, që këtë sezon do të luajë në Premier League, konsiderohet një hap i madh në karrierë për sulmuesin kosovar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 24-vjeçarin milot rashica do të luajë në premier league norwich city werder bremen 24-vjeçarin milot rashica do të luajë në premier league norwich city werder bremen

Sondazh

Poll