Sport

Skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët në turin e dytë të UEFA Conferenca League

16 Korrik 2021, 05:21 Nga DOSJA
Skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët në turin e dytë

TIRANE – Në ndeshjet e kthimit të turit të parë, tri skuadrat shqiptare ia dolën të kalifikohen dhe të kalojnë në turin e dytë të UEFA Conferenca League, ndeshje të cilat sipas planifikimit të UEFA-s do të luhen më 22 dhe 29 korrik.

Partizani, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në Tiranë, ia doli që edhe në kthim të triumfonte 3-2 ndaj skuadrës moldave Sfintul Gheorghe. Në turin e dytë të kuqtë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën zvicerane të Bazelit, duke qenë mikpritës në takimin e pare.

Pasi fitoi 1-0 dhe barazoi shifrat e përgjithshme në 1-1, skuadrës kurbinase të Laçit iu deshën shtesat për të siguruar kualifikimin, ku epërsia e krijuar u shpërblye edhe dy gola të tjerë, që fiksuan triumfin 3-0. Në turin e dytë, kurbinasit do të udhëtojnë drejt Krajovës së Rumanisë për t’u përballuar me Universitatean.

Kualifikimi i fundit në rend për skuadrat shqiptare, erdhi nga Shkodra. Vllaznia bëri mrekullinë, duke përmbysur humbjen 3-1 dhe fituar 3-0 në “Loro Boriçi” ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg. Ata siguruan kalimin për në turin e dytë të UEFA Conference Leagua, teksa në ndeshjen e parë do të presin në Shkodër, skuadrën qipriote AEL të Limasolit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport loro borici partizani skuadrën qipriote ael skuadrën zvicerane të bazelit uefa conference leagua universitatean loro borici partizani skuadrën qipriote ael skuadrën zvicerane të bazelit uefa conference leagua universitatean

Sondazh

Poll