Sport

VIDEO/ 120 minuta për të kaluar në raundin tjetër, Laçi “shkelmon” me tre gola Podgoricën

15 Korrik 2021, 21:38 Nga DOSJA
VIDEO/ 120 minuta për të kaluar në raundin tjetër,

ELBASAN– Laçi arrin objektivin duke kaluar në raundin e dytë të Conference League. Pas humbjes 1-0 në Podgoricë, skuadra kurbinase përmbys gjithçka në “Elbasan Arena” duke triumfuar me shifrat 3-0. Deliu tund rrjetën në minutën e 60, duke e dërguar kështu përballjen në kohën shtesë.

Pak minuta pasi nisin shtesat, ishte Regi Lushkja që i jep golin e kualifikimit kurbinasve. E për të mbyllur çdo dilemë mendon Prenga, i cili në minutën e 114 shënon edhe golin e çlirimit për skuadrën e tij, që tashmë pret biletën për në turin e dytë pas eliminimit të Podgoricës.Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet kështu në raundin e dytë,teksa në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Craiovas.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league laçi conference league laçi

Sondazh

Poll