Sport

VIDEO/ Shënon çdo gol të Messit në një bllok shënimesh, argjentinasi befason fansin e tij 100-vjeçar me video-mesazh

15 Korrik 2021, 15:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënon çdo gol të Messit në një bllok

ARGJENTINË-Çdo vit gjejmë histori, detaje ose një përgjigje në formën e mirënjohjes. Hernan është 100 vjeç dhe tifoz absolut i Leo Messit dhe që kur argjentinasi debutoi me Barçën, Hernan është përkushtuar të shënoj të gjitha golat e “pleshtit” në një bllok shënimesh.

Fundjavën e kaluar, Messi më në fund fitoi trofeun e parë të madh ndërkombëtar në karrierën e tij të ndritur, teksa Argjentina mundi Brazilin në finale e “Copa America”, në stadiumin “Maracana”. Gëzimi i yllit argjentinas për këtë titull ishte shumë i dukshëm edhe për tifozët në vend dhe miliona të tjerë në të gjithë botën. Mes festimeve me shokët e skuadrës, 34-vjeçari bëri një video-telefonatë me tifozin 100-vjeçar të tij, duke e lumturuar pa masë të moshuarin.

Hernan u bë i njohur në Instagramin e nipit të tij, i cili shpjegoi traditën e gjyshit të tij. Secili gol i Messit shënohet në një skedar unik, të shkruar me dorë, në të cilin Hernan shënon datën, rivalin dhe golat që shënon Leo.

 

 

A post shared by Juego La Última Y Me Voy (@julian.mc98)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina messi argjentina messi

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2021, 13:20

Kristi Vangjeli rikthehet të luaj në kryeqytet

KOSOVE – Pasi u largua nga Tirana, Kristi Vangjeli do të vijojë sërish karrierën si bardheblu dhe në kryeqytet, por kësaj here në Prishtinë, me skuadrën e këtij...