Sport

Angli, “goditje” ndaj racizmit, pesë të arrestuar për sulmet në rrjetet sociale ndaj disa lojtarëve të Anglisë

15 Korrik 2021, 18:19 Nga DOSJA
Angli, “goditje” ndaj racizmit, pesë të arrestuar për

ANGLI-Anglia ka filluar lëvizjen për t’iu kundërvënë lëvizjes raciste në rrjetet sociale. Pesë persona, siç raportohet nga BBC, u arrestuan për abuzim racor në internet. E gjitha ka të bëjë me humbjen e Anglisë në finalen e Euro 2020. Të tre lojtarët që gabuan, domethënë Rashford, Saka dhe Sancho ishin në shënjestër të disa tifozëve.

Shefi i policisë Mark Roberts foli për operacionin. “Këto janë forma absolutisht të ndyra të abuzimit. Dhe kushdo që gjurmohet do të përballet me pasojat serioze të këtyre veprimeve të turpshme. Lojtarët janë mbytur nga një lumë komentesh. Dhe ato raciste janë drejtuar ndaj disa lojtarëve me ngjyrë. Arrestimi i fundit u bë nga policia Cheshire, i cili arrestoi një 42-vjeçar nga Runcorn me akuzat e shfaqjes së materialeve të shkruara kërcënuese, ofenduese që mund të nxisnin urrejtje racore.”

Hetimet do të vazhdojnë. Vetë Roberts tha se hetimi do të vazhdojë të gjejë personat përgjegjës. Të gjithë agjentët po punojnë ngushtë me platformat si Facebook, Instagram dhe Twitter. Dhe siç përcaktohet nga Kryeministri Boris Johnson, ata që identifikohen nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje sportive. Njësia e Policisë në Angli tha se vetëm më 13 korrik, ndodhën 897 incidente të lidhura me futbollin dhe 264 arrestime u regjistruan në të gjithë vendin brenda 24 orëve nga përfundimi i finales.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli euro 2020 angli euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2021, 13:20

Kristi Vangjeli rikthehet të luaj në kryeqytet

KOSOVE – Pasi u largua nga Tirana, Kristi Vangjeli do të vijojë sërish karrierën si bardheblu dhe në kryeqytet, por kësaj here në Prishtinë, me skuadrën e këtij...