Aktualitet

SPAK kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit, GJKKO e urdhëroi që të ngrinte akuzë

15 Korrik 2021, 18:25 Nga DOSJA
SPAK kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit,

TIRANË– Tre ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi vendosjen në pranga të ish-kryebashkiakut të Pogradecit Eduard Kapri dhe 2 zyrtarë të tjerë me akuzën e shkeljes së barazisë së tenderave dhe shpërdorim detyre.

Por mësohet se para se ta dërgonte çështjen për gjykim, SPAK kishte kërkuar pushimin e saj për arsye që nuk dihet. Ka qenë Gjykata e Posaçme që ka urdhëruar prokurorinë që të vijojë hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit.

SPAK i akuzon të pandehurit për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi i kanë vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eduard kapri prokuroria e posacme eduard kapri prokuroria e posacme

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...