Aktualitet

Vaksinat bëhen të detyruara me ligj, Franca “ngrihet” kundër Macron/ Makina të djegura në protestat masive në Paris

15 Korrik 2021, 16:01 Nga DOSJA

FRANCË – Në ditën e Bastijës qindra pronarë kafesh, prindër e punonjës shëndetësie dolën në rrugë duke thirrur “Liri! Liri!’, si një kundërpërgjigje ndaj masave të reja të presidentit Emmanuel Macron, të prezantuara kësaj jave.

Turma e madhe e njerëzve u përplas me policinë të veshur me antiplumb që lëshoi gaz lotsjellës për të ndalur grupet e qytetarëve. Protesa është nxehur teksa disa nga protestuesit dogjën një ekskavator dhe përmbysën kazanët e mbeturinave.

Presidenti Macron kishte premtuar në prill se pasaportat e vaksinave ‘nuk do të përdoren kurrë për të përçarë francezët’. Por duket se tani ai ka ndërruar mendje teksa ka kërkuar që sallat e koncerteve, baret e restorantet të kërkojnë provë vaksinimi ose test negativ PCR, për të rritur kështu numrin e vaksinimeve në vend.

Sipas raportimeve kufizimet do bëhen edhe më strikte  në gusht me kërkesa të ngjashme për transportin publik, shtëpitë e kujdesit, baret e restorantet. Nga 15 shtatori në Francë kërkohet që të gjithë punonjësit e shëndetësisë të jenë të vaksinuar.

Macron ka thënë se  masat e tij janë të nxitura nga këshillat e mjekëve dhe jo një tekë personale e tij. Duke folur kësaj jave, Macron tha: “Nëse nuk veprojmë sot, numri i rasteve do të vazhdojë të rritet”.

Por kritikët dënojnë presidentin për diferencimin e një pjese të popullatës  nga tjetra komplet duke shkelur të drejtat e saj me bazë diskriminimin ndaj atyre që nuk e  kanë bërë apo nuk duan ta bëjnë vaksinën.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emannuel macron france protesta masive emannuel macron france protesta masive

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...