Aktualitet

Në hetim për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës jep masën ‘detyrim paraqitje’ për kreun e IMT-së

15 Korrik 2021, 15:50 Nga DOSJA
Në hetim për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës jep

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Qato është nën hetim nga Prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës në maj të vitit të kaluar nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklarojnë publikisht se po u merret prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen qato mariglen qato

Sondazh

Poll