Aktualitet

Avokati ende në spitalin e Janinës/ Lirohet një nga autorët e sulmit ndaj Marjel Mejdit në Sarandë

15 Korrik 2021, 17:29 Nga DOSJA
Avokati ende në spitalin e Janinës/ Lirohet një nga autorët

SARANDË– Gjykata e Sarandës të enjten ka liruar një nga autorët e plagosjes së avokatit, Marjel Mejdi, Aleks Rexhën. 58-vjeçari, i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim është paraqitur ditën e sotme për masën e sigurisë, por është nxjerrë nga qelia e paraburgimit ku edhe qëndroi disa ditë. 

Prokurori i çështjes, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, por gjyqtari ka vendosur që ta dërgojë në shtëpi deri në një vendim të dytë. Ndërkohë  avokati Marjel Mejdi, ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme, në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

Marjel Mejdini, 39-vjeç dhe me profesion avokat e koordinator politik i PD-së për Tiranën, u dhunua me sende të forta nga disa persona në Sarandë me datën 5 korrik. Rexha dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me iniciale E.F., dhe S.N., dhunuan avokatin. I plagosuri, 39-vjecari u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleks rexha marjel mejdi sarande aleks rexha marjel mejdi sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...