Aktualitet

I veshur me kollare dhe kostum në ndeshjen Itali-Angli, pse po “tallen” me Princin George

15 Korrik 2021, 15:21 Nga DOSJA
I veshur me kollare dhe kostum në ndeshjen Itali-Angli, pse po

BRITANI E MADHE- Bashkë me prindërit e tij, princi George ka qënë i pranishëm në tribunë gjatë ndeshjes Itali-Angli që luhej në stadiumin Wembley. E megjithëse shpesh njerëzit ekzaltohen nga reagimet e vogëlushit, këtë herë duket se komentet nuk kanë qenë të mira.

Princi George është shfaqur me një kostum dhe kollare për ndeshjen finale, njësoj si babai i tij Princi William dhe duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer njerëzve. Pas humbjes së Anglisë, komentuesit ne rrjete sociale  e kanë shfytëzuar këtë moment për tu tallur me vogëlushin.

Pas këtij reagimi Dukesha dhe Princi William kanë marrë një vendim drastik për të mos e ekspozuar më vogëlushin në evente publike.

“Disa e kritikuan që kishte veshur këmishë dhe kollare si babai i tij, gjë që mua m’u duk shumë e rëndë. Ai ka qenë shumë popullor, por tani ata do të përpiqen që ta mbajnë larg vëmendjes. Ata janë shumë të ndërgjegjshëm për këtë gjë”, ka thënë eksperti mbretëror për çështjet me publikun, Robert Jobson.

Në rrjete sociale ka bërë shumë bujë edhe reagimi i princit të vogël pas golit që  Luke Shaw ka shënuar për Anglinë në finalen e Europianit. Sapo topi ka prekur rrjetën, Princi George është hedhur në ajër  duke bërtitur nga gëzimi dhe më pas ka përqafuar nënën e tij, dukeshën Kate dhe fotot bënë xhiron e rrjetit.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndeshja itali-angli princi george robert jobson ndeshja itali-angli princi george robert jobson

Sondazh

Poll