Aktualitet

‘As ata që punojnë në furrë buke, se meritojnë këtë, jo më një prokuror’/ ONM kundër shkarkimit nga detyra

15 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA
‘As ata që punojnë në furrë buke, se meritojnë

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka reaguar kundër shkarkimit nga detyra të prokurorit Genci Qana. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar qëndrimin e përfaqësuesve të ONM mbi këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku mes të tjerash vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit nuk është i justifikuar. 

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional. Në seancën dëgjimore, KPK i nxori probleme prokurorit për ndryshimin e mbiemrit nga “Qana” në “Qama”, që për ONM ishte një argument i papranueshëm.

“Nuk ka asnjë pretendim se vlerësuesi ose anëtarët e familjes e kanë përdorur ndonjëherë atë ndryshim për ndonjë avantazh të padrejtë apo për qëllime korrupsioni. Askush, jo një prokuror me përvojë, po as një vajzë që punon në një furrë buke, nuk duhet të shkarkohet nga detyra bazuar në fakte të tilla jashtëzakonisht të parëndësishme,”-thuhet ndër të tjera.

Prokurorit të Tiranës, Genci Qana iu vunë në dukje bilance negative në disa vite dhe mosdeklarimi i një huaje. Sa i përket mbiemrit, ai tha se nuk kishte qenë në dijeni të ndryshimit, që ishte sipas tij gabim në zyrat e gjendjes civile që ishte korrigjuar po prej tyre në periudhën 1996-1997, kur familja ishte shpërngulur nga Berati në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genci qana shkarkohet genci qana genci qana shkarkohet genci qana

Sondazh

Poll