Aktualitet

Skandali i të dhënave personale, organizata rinore i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave: Të fshihen nga tel

15 Korrik 2021, 16:02 Nga DOSJA
Skandali i të dhënave personale, organizata rinore i drejtohet

TIRANË– Organizatën rinore ‘GUXO’ ka depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me skandalin e Patronazhistëve të PS-së, ku dolën të dhënat e qytetarëve.

Në kerkesën e depozituar kërkohet konstatimi paligjshmërisë së mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste gjatë zgjedhjeve të prillit. Ata kërkojnë fshirjen e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Postimi i plotë i GUXO:

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë depozituar sot një kërkesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, në të cilën kërkojnë: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së.

Ky hap i parë ligjor vjen pas procesit të mbledhjes së nënshkrimeve që GUXO ka kryer përgjatë muajit Maj në bashkitë Tiranë dhe Kamëz, me grupet e saj të vullnetarëve. Javës tjetër do të njoftoheni për hapat e ardhshëm ligjorë që do të ndërmarrim. Të rinjtë e konsiderojnë të papranueshme që të dhënat e tyre të mblidhen, përpunohen dhe publikohen në paligjshmëri për interesat elektorale të Partisë Socialiste apo cilësdo parti tjetër politike.

Çfarë ndodhi me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali u zbulua nga Lapsi.al, ku një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, u keduan me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranoi të sihte vjedhje e të dhënave personale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet organizata guxo skandali me te dhenat personale organizata guxo skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...