Aktualitet

U fut në thellësi me shoqen e saj të ngushtë/ E rëndë në Berat! Shkoi me shokët për t’u larë, mbytet në lumin Devol

15 Korrik 2021, 16:03 Nga DOSJA
U fut në thellësi me shoqen e saj të ngushtë/ E

BERAT– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një adoleshente është mbytur në lumin Devoll.

G.K. kishte shkuar me një grup shokësh, të gjithë të moshës 14-15 vjeç, për t’u larë në lumë por e mitura nuk ka dalë më e gjallë. 14-vjeçarja ka qenë duke u larë me vëllanë e saj 12 vjeç dhe shoqet. Ajo është futur në thellësi të lumit bashkë me shoqen e saj të ngushtë, ku uji i ka tërhequr poshtë.

Shoqja e ngushtë e 14-vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë shoqen që është mbytur. Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devooll lumi devoll mbytet adoleshentja ne devoll devooll lumi devoll mbytet adoleshentja ne devoll

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 15:51

Nënshkrimi i një kontrate premtim-shitje për një apartament në Tiranë në vlerën 50 mijë euro nga prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi, në të njëjtën ditë që...