Sport

Humbja ndaj Argjentinës? Romario propozon Guardiolën në krye të Brazilit

15 Korrik 2021, 14:18 Nga DOSJA

BRAZIL – Edhe kanë kaluar ditë nga triumfi i Argjentinës në “Copa América”, në Brazil vazhdon ‘zhurma’ dhe po kërkohen ndryshime të rëndësishme brenda “Seleçaos”. Ish-ylli Romário beson se aventura e trajnerit Tite në krye të ekipit kombëtar ka mbaruar dhe bën thirrje për vendosjen e Pep Guardiolës në krye të Brazilit.

“Ka një dhimbje të dyfishtë, – thotë ish-futbollisti në një intervistë me gazetarin Milton Neves. – Ne humbëm dhe, mbi të gjitha, humbëm kundër Argjentinës. Futbolli brazilian mund të bëjë më mirë, Argjentina nuk ishte ajo e së kaluarës.

Ne jemi shumë afër Kupës së Botës, por është shumë e vështirë të vazhdohet me trajnerin Tite. Modeli i tij i punës nuk po jep rezultate. Një zëvendësues i mundshëm? Pep Guardiola. Sidomos, nëse ai arrin ta imponojë stilin e ekipeve të tij te Brazili”.

Pastaj, Romário përfundon: “Mënyra se si luan Brazili është shumë e çuditshme. Kombëtarja varet shumë nga Neymar, i cili ka të gjitha kredencialet për të qenë një yll, por nuk është më futbolli ku vetëm një futbollist e bën diferencën.

Tani lojtarët e shkëlqyeshëm kanë nevojë për dy ose tre të tjerë për t’i mbështetur siç duhet,”- ka deklaruar Romario, i cili e njeh mire Pep Guardiolën, pasi kanë luajtur së bashku te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “seleçaos” argjentinës copa america ish-ylli romário neymar pep guardiolës në krye të brazilit trajnerit tite “seleçaos” argjentinës copa america ish-ylli romário neymar pep guardiolës në krye të brazilit trajnerit tite

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2021, 13:20

Kristi Vangjeli rikthehet të luaj në kryeqytet

KOSOVE – Pasi u largua nga Tirana, Kristi Vangjeli do të vijojë sërish karrierën si bardheblu dhe në kryeqytet, por kësaj here në Prishtinë, me skuadrën e këtij...