Sport

Sergio Ramos tregon marrëdhënien “sekrete” me Neymar

15 Korrik 2021, 13:41 Nga DOSJA

FRANCE – Neymar provoi të ishte arma sekrete e Paris Saint-Germain për të bindur rivalin e tij të vjetër Sergio Ramos për të nënshkruar për klubin. Sulmuesi brazilian dhe mbrojtësi spanjoll dikur ishin rivalë në përplasjet midis Barcelonës dhe Real Madrid.

Por Ramos, i cili përfundoi kontratën e tij 16-vjeçare me klubin madrilen këtë verë, hoqi cdo dyshim të tijin në lidhje me lëvizjen e tij në Paris, nga komunikimi me Neymar. 35 vjeçari, kishe shumë oferta nga klubet e Premier League duke përfshirë Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, pasi transferta e tij ishte me parametra zero.

Por sapo PSG bëri ofertën e saj, të gjitha skuadrat e tjera tërhoqën ofertat për Ramos. Presidenti Nasser Al-Khelaifi, drejtori sportiv Leonardo dhe Neymar folën të gjithë me Ramos dhe oferta duket se funksionoi.

Ramos i tha L’Equipe: “Neymar më bindi para se të firmosja për PSG. Para se të nënshkruash për një klub të ri, është gjithmonë e dobishme të flasësh me disa lojtarë, më pas me Leonardon dhe me Al-Khelaifi. Të gjithë më bindën në mënyrën e tyre”. 

Ramos shtoi se ai ka marredhënie shumë të mira me Neymar pavarësisht përplasjeve të tyre epike në El Klasiko kur sulmuesi brazilian ishte në Barcelonë mes viteve 2013-2017.

“Unë kam biseduar me Neymar për gjashtë ose shtatë vjet,” shtoi ai. – Pavarësisht nga fakti se ai ka luajtur për Barca dhe unë kam luajtur për Madridin, ne gjithmonë kemi pasur një miqësi të jashtëzakonshme”.

PSG ende nuk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe përvoja e Ramos, një lojtar që ngriti trofeun më të famshëm të klubeve katër herë kur ishte te Reali, do të rezultojë i paçmuar.

“Të vish në një klub që është 51 vjeç dhe nuk ka fituar Ligën e Kampionëve, do të ishte historike ta bëje këtë. Dhe nga pikëpamja personale, të kesh një trofe të pestë të Ligës së Kampionëve do të ishte shumë e rëndësishme”. 

Pavarësisht se sulmuesi ishte i lidhur me një lëvizje në klubin e tij të vjetër, Ramos tha se ai dëshironte të luante së bashku me Kylian Mbappe.

“Unë e këshilloj atë të qëndrojë tek PSG,”– tha ai. – Unë nuk jam askush që të vendos të ardhmen e Kylian por dua që ai të qëndrojë. Ju duhet të keni lojtarët më të mirë dhe Kylian është një prej tyre, si Neymar. Tre prej nesh mund të bëjnë gjëra të mëdha”. 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2021, 13:20

Kristi Vangjeli rikthehet të luaj në kryeqytet

KOSOVE – Pasi u largua nga Tirana, Kristi Vangjeli do të vijojë sërish karrierën si bardheblu dhe në kryeqytet, por kësaj here në Prishtinë, me skuadrën e këtij...