Sport

PSG zyrtarizon Donnarummen, ja detajet e kontratës…

14 Korrik 2021, 18:26 Nga DOSJA
PSG zyrtarizon Donnarummen, ja detajet e kontratës…

FRANCE – Gigio Donnarumma është zyrtarisht lojtar i PSG-së. Klubi francez ka prezantuar afrimin e portierit italian me një video të postuar në Twitter, aty ku shkruhet në italisht: mirë se vjen Gigio. 

Një përforcim fantastik për ekipin e Mauricio Pochettinos, teksa PSG siguron me parametra zero një nga portierët më të mirë dhe “blindon” kuadratin për shumë vite.

22-vjeçari, i cili ka luajtur me Milanin deri tani dhe pak ditë më parë fitoi Euro 2020 me Italinë, madje duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll