Aktualitet

“Ishalla o Zot, dritë iu bëftë edhe asaj”/ Zbardhen të tjera përgjime për Rovena Vodën, avokatja nga Durrësi foli me

15 Korrik 2021, 08:11 Nga DOSJA
“Ishalla o Zot, dritë iu bëftë edhe asaj”/ Zbardhen

TIRANË- Dosja në ngarkim të ish-zv.ministres Rovena Voda është e “mbushur” me biseda mes personave të tretë por edhe të ndërhyrjes së zyrtares së lartë në çështjen e punësimit të së resë. Në dosje, në një nga fragmentet e përgjuara nga SPAK, avokatja Florida Beu bisedon me të ëmën e saj, ku i thotë se do ti japë para Rovena Vodës.

Pjesë nga përgjimet: 15 shkurt 2020, ora 12:28

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me DAP. Me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

Por Florida Beu kishte edhe dilema sesa para do t’i jepte ish-zv/ministres. “2 mijë apo 1 mijë euro? Ia thashë unë tashi, se do iki prapë të them se ajo 500-çe do të marrë nja dy vjet, e laj këto që do t’ju jap këtyre. Vjen PS e PD më heq vajzën nga puna, mos më çani, rri të flas vetë unë”.

Ndërkohë që në një tjetër pasazh të përgjimeve të SPAK, Florida Beu pretendon se zv.ministrja i ka kërkuar që telefoni që do ti japë të mos jetë i markës “Iphone”.Sipas prokurorisë, ka një takim në një lokal në qytetin e Durrësit, ku avokatja Majlinda Hasani i nxjerr një kuti nga çanta dhe i tregon një telefon celular dhe kushti ishte që telefoni të mos ishte iphone.

Lajmi kryesor: Ish-zv/ministrja Rovena Voda del para GJKKO, u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit, motër e vëlla të përfshirë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu rovena voda rovena voda ne gjkko florida beu rovena voda rovena voda ne gjkko

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka bërë të ditur se në momentin kur kryebashkiaku i Lushnjes , Fatos Tushe u arrestua, ishte në praninë e një prokurori shumë t...