‘Do kap nga brirët gjëja, ti shikojë ai miku lart’/ Përgjimet mes juristit të Kadastrës së Durrësit dhe biznesmenin
DURRËS– Ditën e djeshme, u arrestua juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, pasi ka hipotekuar me dokumente të falsifikuara një objekt që ende nuk ishte ndërtuar. Juristi ka hipotekuar ndërtesën dhe truallin 2 mijë metra, duke marrë si tipologji dokumentacionin e një dosje tjetër hipotekore me Nr.220620, që është një shtëpi në fshatin Vrinë, të njësisë administrative Rrashbull. E gjithë procedura është kryer me dokumenta të falsifikuara, duke filluar nga leja e legalizimit, një mandat bankar dhe një çertifikatë hipotekore, dhe për këtë është përdorur dhe photoshopi.
POR, SI U ZBULUA SKANDALI?
‘Ora news’ raporton se skandali është zbuluar pas një letre anonime të dërguar me postë në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Sipas dosjes hetimore, thuhet se në Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, është dërguar një informacion së bashku me dokumentet bashkëlidhur, të cilat tregojnë për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme prej 2000 m2, tokë truall të përfituar me falsifikim të dokumenteve në fshatin Vrinë, Njësia Administrative Rrashbull, Durrës.
Pasuria në fjalë, thotë denoncuesi, është regjistruar në bazë të lejës së legalizimit me nr.220620 datë 25 korrik 2016 në emër të Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu dhe dokumentacioni për regjistrimin e kësaj pasurie ndodhet i fotokopjuar dhe jo origjinal.
Çështja e këtij denoncimi anonim i është përcjellë në Durrës prokurorit Madrid Kullolli, i cili pasi filloi të marrë në pyetje personat protagonistë të kësaj dosje, njëherësh filloi dhe ti përgjojë bisedat e tyre telefonike.
Mes bisedave të përgjuara Erion Aliko bisedon me juristin e Hipotekës dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë:
BISEDA:
Juristi: Erion ti e ke me leje faktikisht eee?
Erioni: Po.
Juristi:Thjesht vendi eeee, po çfarë të kushton shtrenjtë për ta spostu, është punë e madhe?
Erioni: I bie 10 metër më mbrapa.
Juristi: Të kuptoj, 10 metër nga mbrapa nuk të prish asnjë punë ty sepse të del oborri shkëlqyer ty, bile duhet ta kishe bërë vetë ti atë, është më e bukur ku të thonë ato, por a është e sigurt kjo që është gabim në vendosje?
Erioni: Po e sigurt.
Juristi: Po pse se ka parë inxhinieri në fillim kur e ka bërë lokalin?
Erioni: Ik o Domenikë, të lutem mos më kërko llogari, u bë si u bë, në rrethana e përshtata, kur i pamë letrat nuk ishte atje.
Juristi: Jo po them a e ke parë me inxhinierë, se inxhinierët i kuptojnë gjërat.
Erioni: He Ladi.
Fisheku: He mor djalë çfarë bëhet?
Erioni: Asgjë, ja kështu.
Fisheku: A je më i qetë?
Erioni: Hajt mor mirë, mirë.
Fisheku: Çfarë thanë ndonjë gjë?
Erioni: Po hiç, po presim të na marrin në telefon.
Fisheku: Ajo…….. avokatja.
Erioni: Po.
Fisheku: Çfarë të ketë më thuaj, se do e marr dhe vetë në telefon nga darka.
Në orët e darkës Erioni telefonohet nga biznesmeni Fisheku, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
Erioni: Hë Ladi.
Fisheku: Pate problem me ato?
Erioni: Jo Jo.
Fisheku: Për mirë apo për keq, e mbylle faqen të paktën?
Erioni: I thashë mbarom punë ti kam, mbarova punën.
Fisheku: U ndave në rregull?
Erioni: Në rregull ndahem kur të kem letrat në dorë, si puna jote më jep dokumentin në dorë dhe jam në rregull.
Nga transkripti i përgjimeve telefonike të kryer nga numri i Rakip Haxhiut dhe biznesmenit Ilias Fisheku, mes këtij të fundit dhe një personi me emrin Shyqo, zhvillohet biseda si më poshtë vijon:
Haxhiu: Ja fol me Shyqon.
Fisheku: Isha me një mik dhe do kap nga brirët gjëja dhe ja shpjegova pak a shumë gjërat, 1, 2, 3, 50, dhe më tha më jep vetëm një kopje të asaj letrës së prokurorisë dhe jo tjera.
Shyqo: Një kopje të….
Fisheku: Që është harta e falsifikuar.
Shyqo: A don vendimin ti ee?
Fisheku: Po shkoj bëj një fotokopje dhe ja jep.
Shyqo: Vendimin që ka bërë hetimin eeeee?
Fisheku: Po po, të prokurorisë sepse e kërkon ai miku lart.
Shyqo: Për akt ekspertimi ska nevojë eeee?
Fisheku: Çfarë letrash të kesh jepja që ti shikojë ai miku lart.
Zbulimi i këtij skandali çoi në burg zyrtarin e Hipotekës Mikel Zahon, biznesmenin Fisheku dhe dy personat e tjerë Erion Aliko dhe Rakip Haxhiu.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
2 mijë eurot që çuan në mëkat Rovena Vodën dhe Edmond Karriqin, përgjimet e prokurorit të Kukësit zbuluan aferën e ish
TIRANË– Përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi zbuluan aferën e ish-zv/ministres Rovena Voda me punësimin e Florida Beut. Dosja.al ka mësuar se ...
BLLOKOHET qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës! Makinat krijojnë radhë kilometike në hyrje dhe dalje të qytetit
TIRANË–Dita e sotme ka sjellë radhë të gjata në hyrje dhe dalje të kryeqytetit, ndërsa radha e makinave ka shkuar në kilometra. Zona e ish-doganës është e ...
Mbollën fidanë të dyshuar cannabis sativa në tokën e tyre, arrestohen dy vëllezër në Skrapar, policia i gjen radion e do
SKRAPAR–Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Skrapar, pasi akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë lëndë narkotike. Emiljano dhe Ardenis Rama, janë dy ...
Para 4 vitesh u dënua për kanabis dhe kokainë! Arrestohet në flagrancë i riu me dy emra në Durrës
DURRËS-Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge. Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në...
GRABITJE në Peqin! TRE persona të armatosur futen në supermarket, dhunojnë dhe kërcënojnë me kallashnikov pronarin, i mar
PEQIN-Grabitet supermarketi në Peqin! Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit. Mësohet se tre persona, kanë hyrë në mes të natës në supermark...
Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet dy persona në Lezhë! Po transportonin koli me pije freskuese pa dokumentacion,
LEZHË– Disa persona kanë përfunduar pas hekurave në Lezhë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë Zef Boçi, banues në Kashnjet ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 15 korrik 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë mbërritjen e dozave të vaksinës Coronavax në Sh...
Ulen me 2 gradë temperaturat! Koha ideale për bregdet, vranësira në zonat malore , parashikimi i MOTIT për sot (HARTA LIVE)
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territo...
LAJM I MIRË! Mbërrijnë në Shqipëri 340,000 doza vaksine Coronavac, Rama: Sasia më e madhe e mbërritur njëherësh!
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e mbërritjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’, dozat e reja të vaksinës Coronavac. Ai shkruan se mëngjesin e sotëm...