Aktualitet

OPERACION anti-korrupsion në Korçë! Arrestohen 7 punonjës së postave, mes tyre ish-drejtori, përfituan 240 milionë lekë

15 Korrik 2021, 07:57 Nga DOSJA
OPERACION anti-korrupsion në Korçë! Arrestohen 7 punonjës

KORÇË–Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Në pranga kanë rënë Valter Gora, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit 6 punonjësve të tjerë të Postës.

Operacioni ‘Kontrata’ i nisur prej muajsh nga nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, zbuluan skemën e mashtrimit që ndodhte brenda postës.

Të gjithë punonjësit, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec. Një qytetar është shpallur në kërkim nga policia.

PERSONAT E ARRESTUAR:

Valter Gora, 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

Albano Bibo, 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Sokol Mullaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

Adriana Koxheri, 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

Kamela Myrte, 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

Anila Koroveshi, 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

Bardhyl Pane, 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

Elona Galo, 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

Bledian Çoçka, 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

Ermira Morava, 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana koxherri albano bibo anila koroveshi bardhyl pane bledian cocka ermira morava operacioni kontrata ne korce sokol mullaj valter gora adriana koxherri albano bibo anila koroveshi bardhyl pane bledian cocka ermira morava operacioni kontrata ne korce sokol mullaj valter gora

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka bërë të ditur se në momentin kur kryebashkiaku i Lushnjes , Fatos Tushe u arrestua, ishte në praninë e një prokurori shumë t...