Aktualitet

Finalizohet operacioni/ Hetimi disa mujor vë në pranga 7 punonjës së postave të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit! FALSIFIKO

15 Korrik 2021, 08:05 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni/ Hetimi disa mujor vë në pranga 7 punonjës

KORÇË– Pas disa muajsh hetime, kanë përfunduar në pranga 7 punonjës së postave të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit. Operacioni i koduar ‘Kontrata’, arrestoi ish-drejtorin e postës së Korçës, Valter Gora, ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë, disa të tjerë dhe të shpallur në kërkim një tjetër. Të gjithë personat, akuzohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.

Masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dhënë për 7 punonjës të tjerë të Postës.

Të gjithë personat, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor “Kontrata”.Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disamujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare dega Korçë) dhe A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni), për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer ne bashkëpunim, shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm

A. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë, K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë, B. P., 66 vjeç

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni kontrata ne korce operacioni kontrata ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka bërë të ditur se në momentin kur kryebashkiaku i Lushnjes , Fatos Tushe u arrestua, ishte në praninë e një prokurori shumë t...