Aktualitet

Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet dy persona në Lezhë! Po transportonin koli me pije freskuese pa dokumentacion,

15 Korrik 2021, 06:39 Nga DOSJA
Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet dy persona

LEZHË– Disa persona kanë përfunduar pas hekurave në Lezhë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë Zef Boçi, banues në Kashnjet të Lezhës, për të cilin dy ditë më parë, Gjykata e Lezhës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale kultivim kanabisi. Po ashtu, është arrestuar dhe Gjin Ndoci, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike. Të proceduar penalisht për “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Mospagimi i taksave ” janë dhe Hamdi Shehu e Qerim Halilaj pasi po transportonin në mënyrë të paligjshme, 276 koli me pije freskuese, pa dokumentacionin shoqërues tatimor.

NJOFTIMI:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga dhe një tjetër 55-vjeçar, për tentativë për kultivim të kanabisit. Gjithashtu, procedohen penalisht dhe 2 shtetas, për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, në ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, automjetet tip “Volksëagen” dhe “Audi”.Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar së drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit H. Sh. dhe Q. H., po transportonin në mënyrë të paligjshme, 276 koli me pije freskuese, pa dokumentacionin shoqërues tatimor.Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasit H. Sh., 20 vjeç dhe Q. H., 32 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “dhe “Mospagimi i taksave”.Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe gjin ndoci hamdi shehu qerim halilaj zef boci arrestime ne lezhe gjin ndoci hamdi shehu qerim halilaj zef boci

Sondazh

Poll