Aktualitet

2 mijë eurot që çuan në mëkat Rovena Vodën dhe Edmond Karriqin, përgjimet e prokurorit të Kukësit zbuluan aferën e ish

15 Korrik 2021, 07:19 Nga DOSJA
2 mijë eurot që çuan në mëkat Rovena Vodën dhe

TIRANË– Përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi zbuluan aferën e ish-zv/ministres Rovena Voda me punësimin e Florida Beut. Dosja.al ka mësuar se Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e reja që do të punësohej nga Rovena Voda.

Ai është i përfshirë në dosjen e Karriqit dhe gjatë hetimit, prokurorët e SPAKm kanë rënë në gjurmët e ish.zv/ministres. Hetimi nisi në vitin 2019 dhe për çudi, të dy, edhe Rovena Voda edhe Edmond Karriqi u joshën nga 2 mijë euro.

Prokurori i mori 2 mijë euro për pushimin e një çështje të disa të arrestuarve për trafik droge në Kukës ndërsa Voda i mori për të punësuar motrën e Emirjan Beut. Motër e vëlla, të dy arritën të përmbyllnin punë me shtetin dhe drejtësinë për vetëm 2 mijë euro.

Emirjan Beu u arrestua bashkë me prokurorin Karriqi pasi ndërhyri për të liruar personat e arrestuar në Kukës, kundrejt 2 mijë eurove. Vëllai i Florida Beut është biznesmen dhe ka një kompani të tregtimit të peshkut dhe një karburant.

Lajmi kryesor: Ish-zv/ministrja Rovena Voda del para GJKKO, u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit, motër e vëlla të përfshirë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond karriqi emirjan beu florida beu rovena voda edmond karriqi emirjan beu florida beu rovena voda

Sondazh

Poll