LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Rovena Vodën, zbardhet dosja: Ish-zv/ministrja mori 1 mijë euro cash në çantë në mes t

15 Korrik 2021, 08:21 Nga DOSJA
GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Rovena Vodën,

TIRANË– Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Rovena Vodën, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin. Të trija gratë janë të përfshira në një aferë ku në këmbim të parave dhe të mirave materiale, ish-zv.ministrja e Ministrisë së Bujqësisë Rovena Voda, do të punësonte Florida Beun si specialiste në MPB. 

Dosja.al e ka siguruar të plotë dosjen me 16 faqe, ku ish-zv.ministrja është personazhi kryesor i bisedave mes Florida Beut, Majlinda Hasanit dhe nënës së saj, Nerenza Beu. Në përgjime tregohet sesi Voda ka marrë 1 mijë euro në zarf, pa dashur t’ja dijë për kamerat e sigurisë. “ Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha”,-tregon Majlinda Hasani për gjestin e Rovena Vodës kur ka mësuar se e priste një zarf me para.

Gratë flasin me detaje për takimet me Vodën, një prej tyre i provuar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërkohë që zv.ministrja kishte shfaqur preferenca të qarta se “telefonin nuk e dua iPhone, por Samsung si ky”, Florida Beu ishte gati të zhytej në borxhe për t’ja blerë në këmbim të vendit të punës në ministri.

“Shikojmë njëherë sa bën ai Samsungu që tha kjo se aq janë ato te 800-900, pse ta marr me kredi unë, se kismet në fundjavë Gerti ishalla më sjell nai një mishe ti heq vetë unë që t’ja jap këtij.”-thotë Florida Beu, e cila ia dhuroi telefonin Vodës, në vizitën që ajo bëri në Durrës6 mars 2020, kur bashkë me shoferin u nis drejt qytetit bregdetar.

Dy ditë para festës së 8 marsit, Voda mori si dhuratë një telefon siç e donte, ndërsa një tjetër preferencë ishte për peshkun. Pasi Florida Beu e kishte vënë në dijeni se familja e saj kishte në pronësi një kompani të tregtimit të peshkut, zv/ministrja i kërkoi një arkë me peshk, por jo të lirë. Peshku duhet të ishte i shtrenjtë. 

“Prit njëherë, ta bëj se nuk jepen të gjitha për njëherë, telefonin për “8 mars”, ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë unë, peshk deti të shtrenjtë.”,-thotë Majlinda Hasani, ndërsa Florida Beu, pohon se arka do të jetë e shtrenjtë.

“E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është lirë?”-ia kthen ajo.

Dhe kështu ndodhi. Më 6 mars 2020, SPAK pohon se Rovena Voda u nis në Durrës dhe mori telefonin dhe arkën me peshk. Më pas u kthye në Tiranë dhe nisi përpjekjet për të punësuar në ministri në mënyrë të parregulltë, avokaten nga Durrësi Florida Beu. 

Por çfarë ndodhi sot? Rovena Voda nuk e pranoi në gjykatë implikimin e saj në këtë ngjarje dhe përfitimin e të mirave materiale. Edhe pse SPAK pretendon se ka pamje filmike që tregojnë momentet kur merr paratë, arkën e peshkut dhe telefonit, ish-zv.ministrja e ka mohuar përfshirjen e saj.

Ajo u paraqit sot në ambientet e gjykatës e shoqëruar nga një patrullë policie, të cilët kanë bërë shoqërimin e saj në gjykatë. Ish-zv.ministrja doli nga makina dhe hyri direkt për në GJKKO, pa u ndalur tek gazetarët që kanë qëndruar të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës.

Ndërsa më herët, u zbulua edhe si arriti SPAK te Rovena Voda. Rezulton se Voda është zbuluar gjatë përgjimeve të prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, i cili gjithashtu akuzohet se ka marrë 2 mijë euro nga biznesmeni Emirjan Beu. Beu është vëllai i Florida Beut, avokatja nga Durrësi që kërkoi punë në ministri me ndihmën e Vodës. Në 2019-ën, kur po hetohej Karriqi, përgjim pas përgjimi, SPAK përfundoi se ish-zv.ministrja e cila akuzohet se ka marrë 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.

A shkoi deri në fund punësimi i Beut? Jo. Procedura ngeli në mes, ndërkohë që SPAK pretendon se i ka të filmuara momentet kur ish-zv/ministrja ka marrë paratë, telefonin dhe peshkun. Sipas SPAK, ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Bashkë me Vodën, në gjykatë sot ishin edhe avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani. Ato akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Të trija u lanë në “arrest shtëpie”, ndërsa Florida Beut iu komunikua masa e arrestit në spital, pasi nuk u ndje mirë gjatë seancës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu majlinda hasani rovena voda rovena voda ne gjkko florida beu majlinda hasani rovena voda rovena voda ne gjkko

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni