Aktualitet

Mbollën fidanë të dyshuar cannabis sativa në tokën e tyre, arrestohen dy vëllezër në Skrapar, policia i gjen radion e do

15 Korrik 2021, 07:14 Nga DOSJA
Mbollën fidanë të dyshuar cannabis sativa në tokën e

SKRAPAR–Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Skrapar, pasi akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë lëndë narkotike. Emiljano dhe Ardenis Rama, janë dy vëllezërit të cilëve gjatë kontrollit, policia u ka sekuestruar një radio marrëse dhe disa kubikë me fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Arrestohen 2 autorët e dyshuar të tentativës për kultivim.Sekuestrohen fara cannabis dhe një radiomarrëse.Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe A. R., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardenis rama arrestim ne berat emiljano rama ardenis rama arrestim ne berat emiljano rama

Sondazh

Poll