Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan, Mjekësia Ligjore hedh poshtë dyshimet: Dy dy viktimat nuk humbën jetën nga uji por ng
14 Korrik 2021, 19:28Nga DOSJA
KOSOVË– Instituti i mjekësisë ligjore në Kosovë ka hedhur poshte dyshimet se dy persona vdiçën në Deçan për shkak të helmimit nga uji. Raportet mjekësore të autopsisë tregojnë se personat e vdekur kanë pësuar atak kardiak.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar rreth këtij fakti duke hedhur poshte të gjitha pretendimet rreth vdekjes së tyre. Nikçi tha se tashmë nga 11 korriku janë duke e trajtuar rastin e helmimeve në komunë e Deçanit por që kanë autorizuar organet përgjegjëse për kryerjen e analizave të ujit.
Ai shpreson që shumë shpejt do të dihet se çka ka ndodhur me banorët e Deçanit për të cilët ekziston dyshimi se janë helmuar nga uji.
“Fillimisht ka pasur shqetësime të mëdha të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan ku njëri nga ta ka qenë edhe njëri nga viktimat që është dërguar për obduksion më pas prokurori kujdestar të krimeve të rënda ka urdhëruar që dy trupat e pajetë t’u bëhet obduksioni dhe sot kemi pranuar një informatë nga eksperti i mjekësisë ligjore se të njëjtit kanë ndërruar jetë për shkak të sulmit kardiak, problemeve me zemër. Me këtë rast janë hequr të gjitha dilemat se të njëjtit kanë mundur të jenë të helmuar apo ndërlidhet me rastin në Deçan. Janë autorizuar IKShPK për marrjen e disa mostrave për të bërë analizën e ujit dhe e dini se si ka dal rezultatet. Jemi në pritje edhe të disa rezultateve tjera që shpresojmë që të njëjtat do japin ndonjë rezultat. Njëkohësisht janë duke u hetuar disa pista të hetimit dhe shpresojmë se nga këto hetime që po bëhen në terren, shpresojmë që brenda një kohë të shkurt të marrim një epilog se çka ka ndodhur në atë rajon. Në koordinim edhe me IKSHP është parë e arsyeshme qe të bëhen edhe analiza tek personat e helmuar varësisht nga rezultat edhe mund të vijmë tek një epilog”, deklaroi Nikçi.
Në 24 orët e fundit me simptoma të njëjta trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Deçanit kanë kërkuar 310 paciente, ndërsa vetëm sot deri në mesditë janë trajtuar 55 qytetarë. Në total shifrat e personave të helmuar ka shkuar në 1 mijë 62. Këto të dhëna i ka bërë te ditura drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha. Rastet e para të helmimit në këtë komunë janë shënuar më 10 korrik të këtij viti.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRAZIL-Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ditën e djeshme është shtruar në spital pas disa dhimbjeve të barkut dhe lemzës së pandalshme prej dhjetë ditësh.BB...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të kor...
Bota14 Korrik 2021, 18:50
GREQI-Shteti helen nuk po gjen qetësi nga krimet e njëpasnjëshme që po tronditin vendinkohët e fundit. Ditën e sotme është bërë publike një ngjarje pazakontë ku...
MAQEDONI E VERIUT– Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të marrë masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.Ministri i ...
GREQI– Një grup të rinjsh shqiptarë në Greqi kanë sulmuar një 14-vjeçar grek të cilit i kanë marrë celularin dhe e kanë gotur atë me thikë.Mediat greke k...
Bota14 Korrik 2021, 17:02
GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se va...
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të B...