Bota

Helmimi i banorëve në Deçan, kryekomunari: Disa janë paraqitur në spital nga dy edhe tre here, janë helmuar më pak se 150

14 Korrik 2021, 16:23 Nga DOSJA
Helmimi i banorëve në Deçan, kryekomunari: Disa janë

KOSOVË-Kryetari i Komunës në Deçan Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se kur i referohet shifrës së helmimeve në Deçan, duhet të ketë parasysh se një person mund të ketë shkuar në spital për herë të dytë e të tretë pas helmimit.

“Deri më tani ajo që është e ditur që shifra e të helmuarve e ka kaluar mbi 1 500 dhe kur i referohem e kësaj shifre, i referohem që një pjesë e tyre kthehen në spital për herë të dytë dhe të tretë”, tha ai.

Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua pak më parë, ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë lidhur me situatën e helmimit në Deçan kanë nisur hetimet nga prokuroria. 

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të vazhdojnë të dërgojnë ilaçet që nevojiten në qendrat e mjekësisë familjare në Deçan.

“Do të vazhdojmë të dërgojmë barna sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë, prapë kanë dalur negative. Sot janë përgatitur disa mostra që do të dërgohen jashtë vendi. Jemi në kontakt të vazhdueshme me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Situata është më e qetë. MSH do të qëndrojë afër qytetarëve në këtë kohë të vështirë”, u shpreh ai. 

Lajm kryesor: Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME/ 1.500 qytetarë të helmuar, 51 fëmijë, 2 viktima! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i kontaminuar

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit xhelal sveçla arben vitia bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit xhelal sveçla

Sondazh

Poll