SHBA do të nisë evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani në korrik
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të korrikut.
Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se fluturimet nga Afganistani do të jenë të mundshme për aplikuesit e vizave speciale për imigrantë, të cilët veçse kanë aplikuar për lejeqëndrim në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me presion të ligjvënësve amerikanë për të prezantuar një plan për të evakuuar ndihmësit e ushtrisë, teksa trupat ushtarake largohen nga Afganistani.
Administrata nuk planifikon të bëjë të ditura detaje rreth fluturimeve, për “çështje të sigurisë”, ka thënë një tjetër zyrtar i lartë i administratës, për agjencinë e lajmeve Reuters.Një njësit i Departamentit amerikan të Shtetit, që do të organizojë evakuimet, do të drejtohet nga ambasadorja veterane Tracey Jacobson, si dhe nga përfaqësues të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.
Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit./ REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Nuk e bën të detyrueshëm por vendos masa kufizuese për të pavaksinuarit, Maqedonia e Veriut penalizon të gjithë personat
MAQEDONI E VERIUT– Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të marrë masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.Ministri i ...
“Jeton falë një mrekullie”/ Shqiptarët tregohen të pamëshirshëm me 14-vjeçarin grek, e godasin disa herë me
GREQI– Një grup të rinjsh shqiptarë në Greqi kanë sulmuar një 14-vjeçar grek të cilit i kanë marrë celularin dhe e kanë gotur atë me thikë.Mediat greke k...
Arrestohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje: Ka keqpërdorur pozitën, falsifikuar dokumente dh
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të B...
Helmimi i banorëve në Deçan, kryekomunari: Disa janë paraqitur në spital nga dy edhe tre here, janë helmuar më pak se 150
KOSOVË-Kryetari i Komunës në Deçan Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se kur i referohet shifrës së helmimeve në Deçan, duhet të ketë parasysh...
Takimi i dytë për dialogun Kosovë-Serbi, flet Vuçiç i pasigurt: Nuk e di nëse do të ketë përparim
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth takimit të radhës më 19 korrik që do të ketë me Kryeministrin e Kosovës Albin K...
Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave anti-Covid, zgjatet orari i dasmave deri në 01:00
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid duke zgjatur orarin e mbajtjes së dasmave, deri në orën 01:00.Organizimi i tyre duhet t...
“Marrëveshja e Gjelbër Evropiane”/ Vendet e BE angazhohen për të kthyer Evropën në kontinentin e parë që ul emetimet
BRUKSEL– Komisioni Evropian ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, të cilën e drejtoi Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen. Mbledhja kishte për qëlli...
Helmimi masiv në Deçan, Haradinaj i bën thirrje Kurtit: Lëre Greqinë, eja merru me problemet e vendit!
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka folur për situatën alarmante në De&cced...