Bota

Takimi i dytë për dialogun Kosovë-Serbi, flet Vuçiç i pasigurt: Nuk e di nëse do të ketë përparim

14 Korrik 2021, 16:00 Nga DOSJA
Takimi i dytë për dialogun Kosovë-Serbi, flet Vuçiç

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth takimit të radhës më 19 korrik që do të ketë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe ka thënë se do të shkojë me besim në Bruksel për këtë çështje.

Megjithëse ai ka besim është shprehur i pasigurt nëse do të ketë ndonjë rezultat konkret për zgjidhjen e problemeve.

“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nuk di nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç.

Ky do të jetë takimi i dytë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas datës 15 qershor ku dy zyrtarët nuk u dakordësuan për asnjë nga problematikat mes shteteve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll