Çanta me 8 kg lëndë narkotike fluturoi nga avioni dhe ra mbi çati, arrestohet piloti profesionist në Itali
14 Korrik 2021, 19:18Nga DOSJA
ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku krimi ka dalë ‘zbuluar’ pasi një çantë e mbushur me drogë ka rënë nga një avion i cili po transportonte lëndë narkotike mbi një shtëpi në periferi të Baratili San Pietro në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet kanë arritur të arrestojnë pilotin profesionist 28-vjeçar nga Roma që po transportonte rreth 8 kg drogë. Ky rast u bë shkas për zbulimin e transportit të drogës me avionë të vegjël turistikë që është një teknikë e përdorur fillimisht nga trafikantët e Amerikës së Jugut. Kur ra droga banorët u alarmuan dhe lajmëruan menjëherë karabinierët të cilët zbuluan se në çantë kishte rreth 8 kg drogë.
Sasia e lëndës narkotike ra para disa muajsh nga avioni, kurse piloti 28-vjeçar ishte larguar jashtë vendit por sapo u kthye u arrestua. Tani ai është mbyllur në burgun Massama nën akuzat e trafikut të drogës.
Piloti ishte nisur nga aeroporti Roma Urbe dhe pasi kishte bërë një ndalesë në aeroportin Monti della Tolfa di Santa Severa, u drejtua për në Sardegna përmes provincës së Nuoro. Pastaj, sapo arriti në provincën e Oristano, u zhduk nga radari për rreth 20 minuta gjatë të cilave piloti fluturoi në lartësi të ulët për të gjetur pikën e nisjes. GPS i avionit, konfirmoi se në ato njëzet minuta ai fluturoi mbi zonën Cabras-Serdiani. Aeroplani bëri gjithashtu një ndalesë në Olbia dhe u kap nga kamerat e aeroportit. Hetimet vazhdojnë të gjurmojnë persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRAZIL-Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ditën e djeshme është shtruar në spital pas disa dhimbjeve të barkut dhe lemzës së pandalshme prej dhjetë ditësh.BB...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të kor...
Bota14 Korrik 2021, 18:50
GREQI-Shteti helen nuk po gjen qetësi nga krimet e njëpasnjëshme që po tronditin vendinkohët e fundit. Ditën e sotme është bërë publike një ngjarje pazakontë ku...
MAQEDONI E VERIUT– Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të marrë masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.Ministri i ...
GREQI– Një grup të rinjsh shqiptarë në Greqi kanë sulmuar një 14-vjeçar grek të cilit i kanë marrë celularin dhe e kanë gotur atë me thikë.Mediat greke k...
Bota14 Korrik 2021, 17:02
GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se va...
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të B...
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid duke zgjatur orarin e mbajtjes së dasmave, deri në orën 01:00.Organizimi i tyre duhet t...