Bota

Presidenti Bolsonaro në spital, lemza nuk i ndalet prej 10 ditësh, 66-vjeçari fajëson mjekimet pas një operacioni dentar

14 Korrik 2021, 19:02 Nga DOSJA
Presidenti Bolsonaro në spital, lemza nuk i ndalet prej 10 ditësh,

BRAZIL-Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, ditën e djeshme është shtruar në spital pas disa dhimbjeve të barkut dhe lemzës së pandalshme prej dhjetë ditësh.

BBC raporton se presidenti brazilian vuan nga bllokimi në zorrë dhe problemet shëndetësore të 66-vjeçarit ishin vënë re edhe gjatë paraqitjeve të tij të fundit ku ai duket qartë që mezi fliste. 

Në një deklaratë të shkurtër, përfaqësuesit e presidentit thanë se Bolsonaro ishte në humor të mirë por do të mbetet nën mbikqyrje për 48 orë. Ndërkohë testimet po kryen për të zbuluar shkakun e lemzës ezauruese.

Gjatë një udhëtimi në jug të Brazilit në fundjavë Bolsonaro kishte braktisur një darkë pune pasi nuk ndjehej mirë. Në një postim në rrjetet sociale Bolsonaro tha se problemi me lemzën kishte nisur pas një operacioni dentar më 3 qershor, për të cilin fajësonte mjekimet që i ishin rekomanduar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jair bolsonaro jair bolsonaro

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2021, 18:50

GREQI-Shteti helen nuk po gjen qetësi nga krimet e njëpasnjëshme që po tronditin vendinkohët e fundit. Ditën e sotme është bërë publike një ngjarje pazakontë ku...

Bota 14 Korrik 2021, 17:02

GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se va...