GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disaditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se vajza ka dhënë informacione të reja rreth ngajrjes te cilat nuk ishin të dituar më parë. Ajo tha se polici kishte edhe një bashkëpunëtor. 19-vjeçarja ka dëshmuar se ata kishin një shtëpi të quajtur ‘Agjensia e shoqërimit’ që e cilëson si ‘bordello’ ku ishin pjesë edhe shtatë gra të tjera që punonin aty.
Ajo tha se ata e kishin shndërruar në biznes, ku kishin hapur edhe faqe në rrrjete sociale ku publikonte foto pornografike, por faqja është mbyllur kur polici u arrestua. Komentuesit e faqes e kanë pohuar ekzistencën e saj dhe kanë thënë se aty publikohej edhe çmimi prej 160 eurosh nëse dikush dëshironte të vizitonte ‘bordellon’.
Për secilën nga gratë e punësuara aty kishte profil ku publikoheshin foto pornografike të tyre pa shfaqyr fytyrën. Pai u mbyll faqja aktiviteti tek ‘Agjensia e shoqerimit’ vazhonte, por komunikonte me klientët në Whatssap. Ndërkohë që në të njëjtën faqe po kërkohet për ndonjë gjurmë të shqiptares së zhdukur, Artemis Vasili, e cila është zhdukur prej muajit tetor. Dyshohet se shqiptarja po mbahet gjithashtu peng për t’u shfryëzuar si punonjëse seksi.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuzar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici. Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të B...
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid duke zgjatur orarin e mbajtjes së dasmave, deri në orën 01:00.Organizimi i tyre duhet t...
BRUKSEL– Komisioni Evropian ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, të cilën e drejtoi Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen. Mbledhja kishte për qëlli...
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka folur për situatën alarmante në De&cced...
KOSOVË– Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur, ku po dikutohet ndër të tjera edhe për situatën në Deçan. Mbledhjen po e drejton zëvëndëskryeminist...
ITALI-Papa Françesku ka lënë spitalin ditën e sotme 10 ditë pas shtrimit në spital, pas një ndërhyrje delikatë në zorrën e trashë.Mediat italiane bëjnë m...
KOSOVË -Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit...