Nuk e bën të detyrueshëm por vendos masa kufizuese për të pavaksinuarit, Maqedonia e Veriut penalizon të gjithë personat
14 Korrik 2021, 18:08Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT– Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të marrë masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar ditën e sotme se të pavaksinuarit do të ndalohen për të hyrë në të gjitha ngjarjet qofshin ato në ambjente të hapura apo të mbyllura. Paralajmërimi i ministrit Filipçe do të diskutohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe si masë do të hyjë në fuqi në muajin shtator.
Ministri i Shëndetësisë tha se po analizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve dhe i punonjësve nëpër kopshte, në mënyrë që këto institucione të mund të nisin punën në shtator me prani fizike.
“Jemi të vetëdijshëm se përkundër fushatës që po bëjmë mund të mos rritet interesimi për vaksinim, prandaj mendojmë vendosjen e masave. Për fat të keq, vaksinimi nuk mund të jetë i detyrueshëm. Askund në botë nuk është, prandaj patjetër të mendojmë për masa alternative, që nënkupton ndalimin e pjesëmarrjes së të pavaksinuarve në ngjarje në të ndryshme, qoftë jashtë apo brenda si në kinema, ngjarje kulturore e aktivitete tjera. Pjesëmarrja në to të kushtëzohet vetëm me certifikata vaksinimi. Ne po presim analizat për përqindjen e vaksinimit të të punësuarve nëpër shkolla dhe kopshte, me qëllim që të kemi një pasqyrë që eventualisht të nisim me fushatë shtesë, derisa përfshirja në vaksinim të jetë e kënaqshme, që të munden edhe shkollat edhe kopshtet në vjeshtë të fillojnë të punojnë normalisht”, ka thënë Filipçe.
Të hënën, Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin në terren pa termin paraprak në aplikacionin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në një ditë kryhen rreth 10 mijë vaksinime dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 250 mijë persona ndërsa rreth 400 mijë të tjerë me nga një dozë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Një grup të rinjsh shqiptarë në Greqi kanë sulmuar një 14-vjeçar grek të cilit i kanë marrë celularin dhe e kanë gotur atë me thikë.Mediat greke k...
Bota14 Korrik 2021, 17:02
GREQI– Detaje të reja janë zbardhur rreth përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga një efektiv policie disa ditë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se va...
Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagiç, u arrestua të mërkurën, konfirmoi Ministria e Punëve të B...
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid duke zgjatur orarin e mbajtjes së dasmave, deri në orën 01:00.Organizimi i tyre duhet t...
BRUKSEL– Komisioni Evropian ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, të cilën e drejtoi Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen. Mbledhja kishte për qëlli...
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,ka bërë një postim në ‘Facebook’ ku ka folur për situatën alarmante në De&cced...
KOSOVË– Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur, ku po dikutohet ndër të tjera edhe për situatën në Deçan. Mbledhjen po e drejton zëvëndëskryeminist...