Bota

Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave anti-Covid, zgjatet orari i dasmave deri në 01:00

14 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës miraton lehtësimin e masave anti-Covid, zgjatet

KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid duke zgjatur orarin e mbajtjes së dasmave, deri në orën 01:00.

Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona. Shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.

Ndërsa përsa i përket maskës, qyetatër jan ëë detyruar ta mbajnë atë. Mbajtja e maskës do të jetë obligative përveç se gjatë ecjes në ambientet e jashtme vetëm, gjatë drejtimit të automjetit, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.

Ndërsa, operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ndenjseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të kenë më tepër pasagjerë në autobus vetëm aq sa ka sendilje. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre udhëtarë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme. Ai është shprehur se masat e reja shërbejnë që situata të mbahet në kontroll. Sipas tij, vlerësim të masave do të ketë vazhdimisht.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove rregullat anti-covid ne kosove kosove rregullat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll