Politike

Soreca i dorëzon Metës rekomandimin e KE-së, presidenti: Shpresoj që të marrë miratimin e BE-së

29 Maj 2019, 16:09 Nga DOSJA
Soreca i dorëzon Metës rekomandimin e KE-së, presidenti: Shpresoj

TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca-n me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

Gjithashtu, Meta uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta luigi soreca progres-raporti i ke-së për shqipërinë ilir meta luigi soreca progres-raporti i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll