Sport

VIDEO/ Tifozët e Interit duhet të ndjehen keq, Hakimi mahnit PSG që në ndeshjen e parë, kundërsulm “vrastar” d

14 Korrik 2021, 16:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët e Interit duhet të ndjehen keq, Hakimi mahnit PSG

FRANCË-Achraf Hakimi është konsideruar si blerja më e rëndësishme e PSG. Futbollisti maroken u ble nga Inter për 60 milionë euro, plus 11 të tjera në formë bonusesh për kartonin e lojtarit,, i cili nga ana tjetër ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me pagë 10 milionë euro neto në sezon.

Lojtari ka debutuar ditën e sotme me fanellën e PSG dhe madje ka shkëlqyer. Në një miqësore kundër Le Mans, lojtari e nisi titullar, madje kontriboi në golin e tretë të skuadrës franceze ku asistoi për Ghrabin që nuk e pati të vështirë të shënonte.

 

Takimi përfundoi me shifrat 4-0 ku autorët e golave ishin Icardi, Fadiga dhe Simons. Hakimi ka lënë menjëherë gjurmë në skuadrën e re dhe të PSG-ja janë “mahnitur” tashmë pas tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hakimi psg hakimi psg

Sondazh

Poll