Sport

Paris SG kërkon Theo Hernandez, Milani i përgjigjet: “Jo!”

14 Korrik 2021, 12:50 Nga DOSJA
Paris SG kërkon Theo Hernandez, Milani i përgjigjet: “Jo!”

ITALI – “Blutë” parizienë të Paris SG-së nuk kanë të ngopur. Së fundmi ata kanë kërkuar nga Milani edhe mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, duke iu ofruar kuqezinjve italianë 40 milionë euro kundrejt futbollistit francez.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A, nuk ia siguruan një vend përkrah vëllait të vet, Lucas, në ekipin e Didier Deschamps, por francezët nuk janë duke e injoruar plotësisht 23-vjeçarin e majtë, i cili sezonin e kaluar shënoi 15 gola dhe dha 13 asiste në 81 ndeshje të zhvilluara deri tani me fanelën e Milanit.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë e Milanit, të cilët e kanë blerë Theon për 21.5 milionë euro nga Real Madridi në vitin 2019, nuk janë të interesuar për ofertën 40-milionshe të PSG-së që kërkon të përfitojë nga shërbimet e mbrojtësit të majtë. Theo ka kontratë me Milanin deri më 2024 dhe kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë sa më tepër prej francezit.

Pari SG ka bërë blerje të bujshme gjatë kësaj merkatoje verë, duke afruar yjet si Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Georginio Wijnaldum, ndërkohë që pritet të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kuqezinjte e milanit ofertën 40-milionshe të psg-së paris sg theo hernandez tuttosport kuqezinjte e milanit ofertën 40-milionshe të psg-së paris sg theo hernandez tuttosport

Sondazh

Poll