Sport

Ivan Balliu prek La Liga-n, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare firmos me Rayo Vallecanon

14 Korrik 2021, 15:14 Nga DOSJA
Ivan Balliu prek La Liga-n, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare firmos me

SPANJË-Ivan Balliu do të jetë pjesë e Rajo Vallecanos në La Liga. Duke filluar nga ky sezon, mbrojtësi që numëron 2 paraqitje me kombëtaren shqiptare ka bërë kapërcimin në kualitet ku do të ketë mundësi të demonstrojë aftësitë e tij. 29-vjeçari ka qënë pjesë e Almerias në Ligën e dytë spanjolle duke qënë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë, ku në dy sezone numëron 66 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

Lojtari është transferuar te skuadra e Vallecanos me parametra zero dhe është një vlerë e shtuar për skuadrën që këtë sezon është bërë pjesë e elitës. Klubi nga madridi nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar “Ivan Balliu është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano për dy sezonet e ardhshme”.

Me kombëtaren shqiptare, futbollisti është aktivizuar në ndeshjen kundër Spanjës për eleminatoret e Botërorit Ruis 2018 dhe në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020, atë kundër Turqisë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ivan balliu la liga rayo vallecano ivan balliu la liga rayo vallecano

Sondazh

Poll