Sport

Vazhdon skandali i audiove, presidenti Perez: “Ronaldo dhe Mourinho janë anormalë”

14 Korrik 2021, 13:08 Nga DOSJA

SPANJE – ‘Episod’ i ri audiove tronditëse të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. ‘El Confidencial’ ka publikuar biseda të tjera, që datojnë që nga viti 2012. Në fjalitë e raportuara nga media, Perez përdor tone të ashpra ndaj José Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos, të cilët ishin të dy te Real Madridi në atë kohë.

Sulmuesi “është një budalla. Ky djalë është një idiot, një njeri i sëmurë. Dikush mendon se ky djalë është normal, por ai nuk është, përndryshe ai nuk do të bënte të gjitha gjërat që bën”.

Në audiot e botuara, presidenti Perez sulmon gjithashtu agjentin e fuqishëm Jorge Mendes: “Ai nuk sundon mbi të. Ashtu si ai nuk sundon mbi Mourinho. Zero. Këta janë njerëz me ego të tmerrshme, të dy të prishur, trajneri dhe ai, dhe ata nuk e shohin realitetin, sepse të dy ata mund të fitojnë shumë më shumë, nëse nuk do të ishin këto.

Këto janë dy anormalë, sepse ne po flasim për shumë para, në fushën e të drejtave të imazhit. Gjithashtu, me atë fytyrë që ata kanë, me atë mënyrë të guximshme, që jo të gjithë i pëlqejnë…”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldos el confidencial florentino perez jorge mendes jose mourinhos cristiano ronaldos el confidencial florentino perez jorge mendes jose mourinhos

Sondazh

Poll