Sport

Pickford dhe shishja me emrat e gabuar të lojtarëve të Italisë, zbulohet prapaskena e finales

14 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA
Pickford dhe shishja me emrat e gabuar të lojtarëve të

ROMA – Jordan Pickford ishte makthi i Italisë në goditjet e penalltive. Portieri i Anglisë u tregua i zoti duke hipnotizuar Belotti-n dhe Jorginho,por pritjet e tij nuk ishin të mjaftueshme që Anglia të prekte trofeun.

Portieri anglez ishte përgatitur mirë për çdo penallti. Ai kishte mbajtur shënime, por tensioni i ndeshjes ishte aq i lartë sa disa detaje mund të harroheshin.Siç ka zbuluar media angleze, portieri ka shkruar emrat e specialistëve rivalë të penalltive, por diçka nuk ka shkuar si duhet…

Pickford, në fakt, ka patur informacione mbi lojtarë italianë në shishe, por në listë kanë qenë emrat e futbollistëve që nuk janë paraqitur te pika e bardhë si, Florenzi, Raspadori, Toloi, Cristante, Acerbi, Bastoni dhe Donnarumma.Të përzgjedhurit, në fakt, kanë qenë Berardi, Belotti, Bonucci, Bernardeschi dhe Jorginho.

 

REVEALED: Jordan Pickford had notes about Italy’s penalty takers on his water bottle https://t.co/E0Xsb9SiPD

— MailOnline Sport (@MailSport) July 13, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia pickford anglia euro 2020 italia pickford

Sondazh

Poll