Sport

Superkupa e Maradonës zbarkon në Napoli, FIFA jep dritën jeshile për ndeshjen Argjentinë-Itali

14 Korrik 2021, 14:54 Nga DOSJA
Superkupa e Maradonës zbarkon në Napoli, FIFA jep dritën jeshile

NAPOLI-Superkupa Maradona ishte ideja më e re që erdhi nga Argjentina. Mediat në shtetin amerikano-jugor, që triumfoi në Copa America, hodhën idenë e një ndeshjeje me nItalinë fituese të Kampionatit Europian.Ideja nënkupton një përballje mes kampionëve të sapo-shpallur në kontinentet përkatëse dhe kupa do të marrë emrin e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntorin e vitit të kaluar.Mungonte vetëm leja e Fifa-s, por që në fund ka ardhur.

Superkupa Maradona mendohet të zhvillohet në dhjetor ose janar të vitit 2022. Ideatorët kanë menduar edhe për stadiumin që do të presë këtë superkupë të veçantë dhe bëhet fjalë për impiantin e Napolit që mban emrin e Diego Armando Maradonës.
Ndeshja Itali-Argjentinë mendohet se do të luhet në vend të Kupës së Konfederatave e cila nga viti 1992 deri 2017, ka pritur kampionët respektivë në të cdo kontinenti dhe zhvillonin një turne me 8 skuadra.

Tani, nga ana tjetër, gjithçka do të zgjidhet me një ndeshje të vetme, e cila, për edicionin e saj të parë, do të shohë një ndeshje historike dhe ndoshta fatkeqe për të kaltrit sic ishte gjysmëfinalja e Kupës së Botës së vitit 1990 që rikthehet edhe një herë në Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentine itali maradona napoli argjentine itali maradona napoli

Sondazh

Poll