Sport

“Babai im pësoi dy brinjë të thyera”, mbrojtësi anglez rrëfen dramën pas turmës së tifozëve në “Wembley”

14 Korrik 2021, 16:05 Nga DOSJA
“Babai im pësoi dy brinjë të thyera”, mbrojtësi

ANGLI-Një skenar i trishtuar del nga finalja e Euro2020 midis Italisë dhe Anglisë. Euforia e tifozëve para ndeshjes u kthye në përplasje të dhunshme, me shumë tifozë anglez që përpiqeshin të hynin në stadium pa biletë.

Në mes të kësaj përleshjeje ishte dhe babai i lojtarit të Manchester United, Harry Maguire. 56-vjeçari u gjend në tokë me dy brinjë të thyera, pasi turma depërtoi në hyrje me tifozët që kërkonin të hynin në “Wembley” pa bileta. Për “The Sun”,mbrojtësi Harry Maguire ka reaguar.

“Babai im po priste të hynte, nuk kam folur shumë me të pas ndeshjes, por jam i lumtur që fëmijët e mi nuk ishin të pranishëm në stadium. Nuk dua që dikush të përjetojë eksperiencë të tillë në një ndeshje futbollit. Unë kam pare shumë video nga ajo natë, agjenti dhe babi im kanë vuajtur shumë. Babai im mezi merrte frymë për shkak të brinjëve të thyera.Gjërat mund të kishin qenë shumë më keq, por duhet të sigurohemi që të mos ndodhin më.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli euro 2020 harry maguire angli euro 2020 harry maguire

Sondazh

Poll