Sport

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për mua”, mori topin me vete pas tre golave, Uzuni flet mbas ndeshjes: Luajta k

14 Korrik 2021, 15:06 Nga DOSJA
“Ishte një ndeshje e rëndësishme për mua”, mori

PRISHTINË-Myrto Uzuni ishte njeriu i ndeshjes në takimin mes Prishtinës dhe Ferencvaroshit. Sulmuesi berates shënoi tri golat e skuadrës hungareze, duke lënë shenjën e tij, pavarësisht se kualifikimi ishte vendosur që në ndeshjen e parë, kur kampionët e Kosovës ishin mposhtur me shifrat 3-0.

I pari gol do të vinte në minutën ne 49, ndërsa më pas do të shënonte dy herë në të 80-n dhe të 85-tën. Sulmuesi shqiptar shpërtheu në “Fadil Vokrri”, por në fund zgjedh të mos festojë asnjë prej golave të tij, duke mbajtur fjalën për të respektuar faktin se përballë kishte një ekip shqiptar si Prishtina. Në fund të ndeshjes, për faqen zyrtare të Ferencvarosh, Myrto Uzuni u shpreh.

“Ne bëmë një punë të mire, personalisht jam shumë i lumtur që pata hat-trikun tim të parë. Ne e merituam fitoren, prandaj duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Prishtina është një ekip i shkëlqyeshëm, ata edhe këtë herë luajtën mirë, dua ti uroj për performancën e tyre.

Ishte vërtet një ndeshje e rëndësishme për mua pasi luajta kundër lojtarëve shqiptarë. Isha shumë i lumtur që luajta kundër një ekipi shqiptar në Champions League, me të vërtetë, kjo përballje ishte një ndjenjë e veçantë për mua.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferencvaros prishtina uzuni ferencvaros prishtina uzuni

Sondazh

Poll