Sport

Video / Arrihet marrëveshja, Gjici: “Kukësi do të drejtohet nga një italian”!

14 Korrik 2021, 12:21 Nga DOSJA
Video / Arrihet marrëveshja, Gjici: “Kukësi do të drejtohet

KUKES – Ashtu sikundër përflitej, skuadra e Kukësit do të drejtohet në sezonin e ardhshëm 2021-2022, nga një italian, i cili quhet Diego Longos. Lajmi është bërë i ditur paraditen e sotme nga Safet Gjici, i cili është edhe president nderi i ekipit verilindor.

Gjici tha, se klubi ka patur biseda intensive prej disa ditësh me teknikun Longos, ku në përfundim të tyre, palët kanë rënë dakort dhe i kanë shtërnguar duart njeri-tjetrit. Ai tha gjithashtu se shumë shpejt pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.

Ka qenë vizita e italianit në Shqipërisë dhe takimi me drejtuesit e skuadrës së Kukësit, ajo që e ka bindur trajnerin Longos të japë “Ok”-in, për të ndërmarrë një aventurë të re në krye të pankinës së verilindorëve. Ndërkohë, Gjici u shpreh se merkato te Kukësi vazhdon dhe për pak ditë ekipi fillon stërvitjen.

Kryebashkiaku Safet Gjici, ka folur edhe për stadiumin e ri, duke nënvizuar se ai pritet të përfundojë në shtator dhe do të jetë i gatshëm për kampionatin e 83-të kombëtar të Superiores, ndërkohë brenda korrikut do të vijnë stolat dhe tapeti i barit për fushën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport diego longos safet gjici teknikun longos diego longos safet gjici teknikun longos

Sondazh

Poll