Aktualitet

“Të hiqet ora policore”/ Bizneset në Lungomare dalin në protestë, pronari i një lokali: Rama i vetëshpallur mbret, të

14 Korrik 2021, 10:48 Nga DOSJA
“Të hiqet ora policore”/ Bizneset në Lungomare dalin

VLORË– Bizneset në qytetin bregdetar të Vlorës kanë dalë në protest ditën e sotme, para policisë qytetit, ku kërkojnë lirimin e masave anti-Covid.       

Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00, si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00, pasi sipas tyre i dëmton biznesin. Ata janë shprehur kundër aksionit të policisë e cila ka nisur gjobitjen e bizneseve të cilat mbajnë hapur aktivitetin pas orës 24:00.

Ata gjithashtu i drejtojnë thirrje kryeministrit Rama që të vijë në Vlorë ku ata do të heqin menaxherët dhe të vendoset vetë ai për të menaxhuar bizneset e tyre e të shihet sa do ia dali të jetë fitimprurëse. Biznesmenët i kanë drejtuar një kërkesa qeverisë ku kanë paraqitur disa kërkesa. Kjo thirrje është firmosur nga 55 biznese të Vlorës ku pritet të shtohet edhe më tepër.

Një pronar lokali është shprehur për mediat se kryeministrin Rama e ka klient, por ky i fundit i ka dëmtuar bizneset shumë.

“Jam pronar i një biznesi, dua të citoj fjalën e kryeministrit që ka thënë në parlament s’keni parë gjë akoma, të hënën do ta shikojë nga bizneset vlonjate që ai s’ka parë asgjë akoma, se çfarë do t’i ndodhë nga bizneset. Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeministrin që frekuenton lokalin, të jetë kryeministri atje, të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet, mbreti vetëm jep urdhra, nuk ngrihet, është i madhërishmi, është i vetëshpallur mbret kështu që…”, tha biznesmeni.

Biznesmenët në Vlorë janë ngitur në protestë pasi që prej datës 1 korrik, edhe pse jemi në sezon turistik, në fuqi është vendimi për orën policore, ku nuk lejohet të mbahet hapur aktiviteti pas orës 24:0. Bizneset i dëmton edhe orari i muzikës, i cili është 22:00, duke penguar aktivitetin e tyre. Në javët e fundit, policia ka nisur edhe kontrolle të shumta në vijat bregdetare për mos-zbatimin e këtyre masave, duke vendosur gjoba të cilat shkojnë deri në 10 mln lekë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bizneset e lungomares ne proteste bizneset e lungomares ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 09:29

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda është arrestuar pasi në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe ...