TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka kryer hetim në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se: Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “bashkëpunim në krim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Po ashtu, Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
SPAK ka vendosur qw tw konfiskojë: Hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko dhe pasurine e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.
NJOFTIMI I PLOTE:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka perfunduar verifikimet ne lidhje me procedimin pasuror nr.1/2021, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (ligji antimafia).
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se :
Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “bashkëpunim në krim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Pas verifikimeve të kryera, sipas kërkesës së prokurorisë fillimisht me vendimin nr.1, datë 09.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur sekuestrimi i disa pasurive në zotërim nga familjarë të afërm të shtetasve Gerti Marku dhe Armand Marku. Në përfundim të hetimeve pasurore të zhvilluara është arritur të provohet se plotësohen kushtet e parashikuara në ligj për konfiskimin e pasurive të sekuestruara sepse:
a) ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrje të personit në veprimtari kriminale, të parashikuara në nenin 3, pika 1, të ligjit nr.10192/2009;
b) rezulton se pasuria është, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të ligjit;
c) nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të ligjit, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesëtimore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.
Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për konfiskimin e pasurive si më poshtë:
1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Rama thotë se jan...
BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhj...
TIRANË– Në media, qarkulloi lajmi se kompania me administrator Oltian Hoxholli ‘Symphony Real Estate Development’ do të përfitojë qindra hektarë tokë shtet...
Aktualitet14 Korrik 2021, 06:32
LEZHË– Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është hapur me armë me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të ci...
LUSHNJE– Andi Orucai dhe Mariglen Kondi kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull në lidhje me kokainën që futet në territo...
TIRANË– Kapja e 12 kilogramëve kokainë ditën e djeshme në Portin e Durrësit është sasia më e vogël e kapur deri më tani. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operac...
ITALI– Një shqiptar ende i paidentifikuar, është shfaqur në përgjimet e kryemafiozit Toto Riina. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje ...