Në kërkim për vjedhje dhe kultivim lëndësh narkotike, arrestohet në Morinë 38-vjeçari nga Shkupi, pritet esktradimi drej
14 Korrik 2021, 07:40Nga DOSJA
TIRANË– Djelal Ferati është 38-vjeçari nga Shkupi i cili u arrestua ditën e sotme në Morinë, pasi ishte në kërkim për vjedhje dhe kultivim lëndësh narkotike. Ai është kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.
NJOFTIMI I POLICISE:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Rama thotë se jan...
BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhj...
TIRANË– Në media, qarkulloi lajmi se kompania me administrator Oltian Hoxholli ‘Symphony Real Estate Development’ do të përfitojë qindra hektarë tokë shtet...
Aktualitet14 Korrik 2021, 06:32
LEZHË– Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është hapur me armë me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të ci...
LUSHNJE– Andi Orucai dhe Mariglen Kondi kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull në lidhje me kokainën që futet në territo...
TIRANË– Kapja e 12 kilogramëve kokainë ditën e djeshme në Portin e Durrësit është sasia më e vogël e kapur deri më tani. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operac...
ITALI– Një shqiptar ende i paidentifikuar, është shfaqur në përgjimet e kryemafiozit Toto Riina. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje ...
TIRANË– Rikthehet në vend i nxehti afrikan! Orët me diell do të mbizotërojnë edhe për të mërkurën në vendin tonë. Vranësirat parashikohen të jenë të pakta ...