Sport

Mbappe refuzon rinovimin e kontratës, ‘i shkel syrin’ Real Madridit

13 Korrik 2021, 09:46 Nga DOSJA
Mbappe refuzon rinovimin e kontratës, ‘i shkel syrin’ Real

FRANCE – Ylli francez Kylian Mbappe ka refuzuar sërish të firmosë kontratën e re të propozuar nga Paris SG, duke krijuar dyshime të pranueshme, se po tenton të largohet këtë verë nga skuadra kryeqytetase.

Sipas asaj që raporton “AS”, sulmuesi 22-vjeçar dëshiron largimin nga klubi parisien, pasi qëllimi i tij është që të kalojë te Real Madridi. PSG ka kohë që i ka ofruar kontratën e re Mbappes, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të rinovojë, por kërkon kushte shtesë.

Një prej të cilave është një klauzolë, që ai kërkon të largohet si lojtar i lirë, nëse ndonjë skuadër kërkon shërbimet e tij. Real Madridi është i interesuar për transferimin e Mbappe, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma të larta. Kontrata aktuale e sulmuesit me PSG përfundon në verën e vitit 2022.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “as” kylian mbappe në verën e vitit 2022 paris sg real madridi “as” kylian mbappe në verën e vitit 2022 paris sg real madridi

Sondazh

Poll